Festimet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë kanë filluar tashmë në Shtetet e Bashkuara. Me ftesë të organizatës “Vatra”, dega e shtetit të Floridës, Ambasadorja Floreta Faber mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Jacksonville me rastin e këtyre festimeve fundjavën e kaluar. Me një pjesëmarrje masive, në një aktivitet të organizuar mes muzikës, këngëve, valleve dhe ngjyrave tradicionale të festës, përshëndetën drejtues të Shoqërisë Vatra dhe përfaqësues të disa organizatave shqiptare në Florida.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Faber shprehu urimet e rastit me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë dhe nënvizoi kontributin e jashtëzakonshme të Vatrës dhe diasporës shqiptare në pavarësinë e Shqipërisë, mbrojtjen dhe promovimin e identitetin tonë kombetar, dhe në forcimin e marrëdhenieve Shqipëri-SHBA.
Ambasasorja vuri në pah se ky vit i 110-vjetorit të Pavarësisë është një vit i veçantë, i mbushur me përvjetore: 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, 110-vjetori i krijimit të Organizatës Vatra si dhe 10-vjetori i krijimit të degës së Vatrës në Jacksonville.
E gjithë kjo javë është e mbushur me aktivitete me rastin e Festës së Pavarësisë të organizuara nga komuniteti shqiptar në shumë shtete këtu në SHBA.
Gëzuar festat!
Newsroom
Festimet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë