Me 27 Janar 2020, në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington DC u firmos Marrëveshja mbi “Përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guajanës”. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët respektivë të vendeve në Uashington DC.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë në kuadër të realizimit të qëllimit të qeverisë shqiptare për rritjen e numrit të vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.
Pas firmosjes kjo marreveshje kalon në proces aprovimi në Parlament dhe hyn në fuqi pasi të jenë plotësuar procedurat e brendshme të ratifikikit nga të dyja vendet.
Ambasada e Shqipërisë në DC po punon intensivisht për nënshkrimin e një numri marrëveshjesh me vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore.
Newsroom
Firmoset Marrëveshja mbi “Përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guajanës”.