U firmos në Tiranë Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik (MEC), një moment historik në marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Si dokumenti më i rëndësishëm në këtë fushë pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992, MEC i hap rrugën konsultimeve ekonomike dhe një bashkëpunimi të ngushtë mes vendeve tona veçanërisht në disa sektorë si eksplorimi dhe zhvillimi i burimeve energjitike, infrastruktura, energjia, transporti, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia.
Memorandumi u nënshkrua gjatë një vizite në Shqipëri mes nënSekretarit të Shtetit për Ekonominë, z.Keith Krach dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë, zj. Anila Denaj.
Suksesi i parë – Marrëveshja për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës me kompaninë amerikane më të madhe të ndërtimit, Bechtel. MEC është hapi i duhur që do i hapë një perspektivë të re zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës në Shqipëri.
Newsroom
Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik (MEC) ndërmjet SHBA dhe Shqipërise