Dita e Flamurit, dita që bashkon të gjithë ata që sot janë dhe ndjehen shqiptar, festa e kombit tonë, mbetet një nga eventet më të rëndësishme të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington DC. Ndër vite, këto festime kanë sjellë së bashku personalitete të larta të insitucioneve amerikane, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Uashington DC, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfaqësues të sektorit privat si edhe miq të shumtë të Shqipërisë.
Besimplotë që kjo traditë do vijojë përgjithmonë, këtë vit festimet kanë vijuar në mënyrë virtuale. Bisedat ne familje dhe urimet do jenë kuq e zi dhe të gjithë do i kthehemi kujtimeve dhe festimeve ku të gjithë festojmë me krenari se jemi shqiptarë.
Në këtë ditë të shënuar, kemi kënaqësinë të ndajmë mesazhin e urimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Michael Pompeo, që ai dërgon në emër të Qeverisë Amerikane.
Gëzuar Festat e 28-29 Nëntorit!
Newsroom
GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË SHQIPËRI!