Me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Në emër të Kryeministrit Rama e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për SHBA, për dy arsye:
- Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.
- E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.
Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi, në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.
4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë.