Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Van S. Christo, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Massachussets.
- Van S. Christo ishte me prejardhje nga Korça, gjithmonë krenar për vendin e tij të lindjes; bashkëkohës i Fan S. Noli & Faik Konicës; veteran i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore për Marinën e SHBA-ve; biznesmen i suksesshëm dhe drejtues i dedikuar i komunitetit shqiptar.
Ai do të kujtohet për veprimtarinë e tij të palodhur në fuqizimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, në advokimin e çeshtjes kombëtare si dhe në angazhimin aktiv me komunitetin shqiptaro-amerikan, me qëllim përçimin dhe ruajtjen e vlerave dhe traditave tona kombëtare.
Falë veprimtarisë së tij, ai është dekoruar nga krerët e shtetit shqiptar si edhe ka mbajtur prej disa vitesh pozicionin e Konsullit të Nderit të RSH-së në Boston, detyrë të cilin e kryejte me devotshmëri dhe përpikmëri deri sa jetoi.
I shprehim ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes Jane Christo, fëmijëve dhe të afërmve si edhe gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan me të cilët ai bashkëpunoi shumë ngushtë, për këtë humbje të madhe.
I përjetshëm kujtimi i Tij!