Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka njoftuar një mundësi të re për personat që ndodhen në SHBA pa status të rregullt imigracioni, për t’u kthyer vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës ose në një vend tjetër ku kanë status të ligjshëm. Kjo nismë përfshin mbështetje financiare dhe ndihmë për pajisjen me dokumente udhëtimi, përmes aplikacionit celular CBP One™.
Qytetarët që plotësojnë kriteret dhe dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mbështetje, mund të marrin më shumë informacion dhe përditësime në faqen zyrtare: https://www.dhs.gov/cbphome
Ju mund të informoni për këtë hap edhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington në adresën: embassy.washington@mfa.gov.al