Ambasadorja Floreta Faber përshëndeti aktivitetin dedikuar veprimtarisë së kongresmenit Eliot Engel përgjatë 3 dekadave në Kongresin Amerikan. Aktiviteti u organizua nga Komiteti Hebre Amerikan (AJC) ku merrnin pjesë personalitete, bashkëpunëtor, koleg, miq dhe dashamirës të z. Engel. Të pranishmit mbajtën fjalët e rastit, duke shprehur falenderimin dhe mirënjohjen për z. Engel për angazhimet dhe arritjet e tij në Kongresin Amerikan.
Ambasadorja Faber, në fjalën e saj i shprehu mirënjohjen e pakufi kongresmenit Engel për rolin e jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, mbështetjen e palëkundur në rrugëtimin euroatlantik të Shqipërisë dhe për rolin e tij jetësor në procesin e pavarësisë së Kosovës. Kongresmeni Engel ka shërbyer për 3 dekada si Kryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare dhe ka qenë një zë i fuqishëm i çështjeve shqiptare në Kongresin dhe Administratën e SHBA-ve.
Në përfundim, Ambasadorja falenderoi kongresmenin Engel për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin me Ambasadën shqiptare gjatë këtyre viteve.
Veprimtaria e kongresmenit Engel do të mbetet e gdhendur në historinë e kombit tonë!
Newsroom
Pjesëmarrje në aktivitetin dedikuar Kongresmenit Eliot Engel