Ambasadorja Faber sot mori pjesë dhe mbajti një fjalë në eventin virtual të organizuar nga ‘Caspian Policy Center’, me temë: “Kompletimi i Korridorit Jugor të Gazit: Një sukses diplomatik amerikan, por cilat do të jenë hapat e mëtejshëm?”. Në event merrnin pjesë edhe Ambasadorët e Azerbaixhanit dhe Gjeorgjisë, ish – Ambasadorë amerikanë dhe përfaqësues të lartë të kompanive si British Petroleum America dhe State Oil Company of Azerbaijan.
Ambasadorja Floreta Faber shprehu entuziazmin per fillimin e aktivitetit te Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) dhe e cilësoi si element kyç përfshirjen e SHBA në të tilla projekte.
Ajo renditi disa nga ndikimet pozitive të zhvillimit të këtij projekti në Shqipëri, si volumi i shtuar i punës përmes nën-kontraktimeve i kompanive shqiptare, shtimi i vendeve të punës, përthithja e më shumë Investimeve të Huaja Direkte dhe përmirësimi i klimës së biznesit.
Duke konstatuar rëndësinë e vecantë që siguria energjitike, diversifikimi i burimeve dhe dekarbonizimi kanë, sidomos në periudhën mjaft të komplikuar aktuale sa i përket ndryshimeve klimatike, Ambasadorja u shpreh se cdo përpjekje për të ngritur një infrastrukturë energjitike e cila nuk dëmton mjedisin është një arritje e madhe.
Në përmbyllje të fjalës së saj, znj. Faber falenderoi në vecanti kompanine British Petrouleum America për vlerësimit publik që i ka bërë bashkëpunimit me Shqipërinë dhe për konsiderimin e këtij bashkëpunimi si shembullor.
Newsroom
Pjesëmarrje në aktivitetin e “Caspian Policy Center”