Ambasadorja Faber zhvilloi një takim me drejtuesin e fondacionit të Fundjavë Ndryshe z. Arbër Hajdari. Në takim u shkëmbyen ide e qëndrime të ndryshme mbi vullnetarizmin në SHBA dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në punë vullnetare në Shqipëri si pjesë e programeve shkollore të arsimit të lartë.
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi nevojën për mbështetje të grupeve vulnerabël në Shqipëri, duke u ndalur tek nevoja e programeve për të moshuarit. Aty u theksua dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit me komunitetin shqiptar në SHBA për ti dhënë një shtysë akoma më të madhe kësaj mbështetjeje dhe duke kontribuar për njerëzit në nevojë.