Ambasadorja Faber ishte e nderuar të mirëpriste në Ambasadë Kongresmenin Scott Peters dhe bashkëshorten Lynn Gorguze. Kongresmeni Peters nga Kalifornia, bashkëpunon ngushtë me ambasadën dhe është anëtar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan. Ambasadorja mundi të prezantojë një axhendë të ngjeshur mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara sidomos në vitin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Zonja Gorguze është vajza e një prej biznesmenëve më të suksesshëm me origjinë shqiptare Vincent Gorguze, lindur dhe rritur e rrethuar nga familje me origjinë shqiptare. Ajo tregon me kënaqësi historitë e viteve të rinisë kur e gjithë familja ishte aktive rreth Kishës Ortodokëse Shqiptare në Detroit.
Diaspora shqiptare është shumë e rëndësishme për të patur një grup Përfaqësuesish aktivë në Kongresin Amerikan.
Ishte kënaqësi të mësojmë që Kongresmenin Peters planifikon të vizitojë Shqipërinë së shpejti.