Në Capitol Hill me Përfaqësuesen e Kongresit Nellie Pou – Projekte konkrete për diasporën shqiptare në New Jersey
Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim miqësor me Përfaqësuesen e Kongresit Amerikan, znj. Nellie Pou, Përfaqësuese e New Jersey-t.
Diskutuam mbi forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe angazhimin me diasporën shqiptare.
Veçanërisht diskutuam projekte konkrete me komunitetin shqiptar në New Jersey, për të promovuar lidhjet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.
E falënderova znj. Pou për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar dhe angazhimin për të promovuar vlerat e tij në shoqërinë amerikane .