Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në SHBA, z. Ervin Bushati, priti sot z. Mark Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit.
Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen e saj të palëkundur për qëndrimin e SHBA-së kundër ambicieve bërthamore të Iranit dhe përpjekjet për sigurinë globale.
Gjatë takimit u theksua roli strategjik i Shqipërisë si aleate e vendosur e SHBA-së në NATO dhe në Ballkan, si dhe u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.