Një dritare e hapur bashkëpunimi mes Kelley School of Business dhe Universitetit të Tiranës
Në kuadër të vizitës dy ditore në Indianapolis dhe Bloomington të shtetit të Indianës, ambasadorja Faber vizitoi Universitetin e Indianës (UI), një nga universitetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara (52 mijë student) dhe më të vjetra, krijuar ne vitin 1820. Ky univerisitet ka nxjerrë 9 laureantë të Çmimeve Nobël dhe mban renditjen e dhjetë më të mirëve në botë në disa fusha.
Takimet filluan në zyrën e marrëdhënieve ndërkombëtare ku u fol për format e bashkëpunimit mes UI dhe universiteteve në Shqipëri, përmes programeve të shkëmbimit me pedagogë, studentë apo programe mësimore. Takimi me ta shpalosi gadishmërinë e universitetit për bashkëpunim.
Biseda tek Kelley School of Business (KSB), një nga shkollat e biznesit më të mira në botë. Në takim me Drejtoren e Institutit për Biznes Ndërkombëtar dhe një grup këshilltarësh nga ky Institut dhe Zyra e Dekanit, Ambasadorja prezantoi një historik të zhvillimeve në Shqipëri, ecurinë e sistemit arsimor, dëshirën e jashtëzakonshme të studentëve shqiptar për të marrë edukim të një cilësie të lartë, si dhe fokusin e qeverisë shqiptare për te ofruar mundësi edukimi të niveleve ta larta dhe mundësi punësimi për të rinjtë në Shqipëri. Më tej, ajo prezantoi interesin e bashkëpunimit në fushën e sipërmarrjes, të kombinuar me teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike. Kjo kërkesë u mirëprit nga drejtuesit e KSB, të cilët konfirmuan interesin për një bashkëpinim të mundshëm midis KSB dhe Universitetit të Tiranës.
Më tej ambasadorja zhvilloi një vizitë në disa nga ambjentet e Universitetit. Disa nga qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Bloomington janë të punësuar dhe japin një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e Universitetit. Gjatë vizitës, ambasadorja u takua me disa prej tyre, të cilët aty ndjeheshin të vlerësuar për punën, por dhe mundësinë që shumë prej fëmijëve të tyre ishin edukuar në atë institucion.
Newsroom
Takim në Kelley School of Business