Presidenti i Republikës Domenikane, Sh.T.Z. Luis Abinader, pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit Bushati si Ambasador jo-rezident i Republikës së Shqipërisë në Republikën Domenikane.
Gjatë ceremonisë, Presidenti Abinader shprehu interes të veçantë për zhvillimet në turizmin dhe ekonominë shqiptare. Ai theksoi se kishte dëgjuar shpesh për bukuritë e Shqipërisë nga familjarët e tij dhe shprehu dëshirën për të vizituar së shpejti vendin tonë të mrekullueshëm.
Në bisedën e zhvilluar, u ndanë mendime mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, të cilin Presidenti Abinader e vlerësoi si mjaft frymëzues, duke theksuar sidomos uljen e shpejtë të borxhit publik në raport me PBB-në. Ai e cilësoi këtë si “një nga rastet më të shpejta të uljes së borxhit publik në botë”.
Ambasador Bushati e ftoi Presidentin Abinader të vizitojë Shqipërinë, duke e konsideruar këtë një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.