Një bisedë e shkëlqyer, ku idetë novatore u ndërthurën me vizionin e përdorimit të inteligjencës artificiale për të afruar njerëzit dhe për të forcuar bashkëpunimin global.
Faleminderit “American Society for AI” për organizimin e “Mbrëmjes së Ambasadorëve” në Washington, D.C., një hapësirë që mundësoi një shkëmbim të hapur dhe kuptimplotë me diplomatë dhe aktorë të kësaj fushe mbi ndikimin global të inteligjencës artificiale.
Në një kohë kur zhvillimet teknologjike po përparojnë me ritme të shpejta, është thelbësore që dialogu ndërkombëtar të jetë i vazhdueshëm, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt së mirës së përbashkët.
Veçanërisht inkurajues është roli në rritje i përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në fushën e inteligjencës artificiale, të cilët po kontribuojnë aktivisht në diskutime dhe procese që formësojnë të ardhmen.
“Faleminderit Rei Llazani për këtë shkëmbim me vlerë, deri në dialogun tjetër!” Ambasador Bushati.



