Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington, D.C., shpreh ngushëllimet më të thella pas humbjes tragjike të dy anëtarëve të komunitetit diplomatik izraelit, Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, të cilët u vranë në mënyrë të pajustifikueshme në Uashington, D.C.
Ne bashkohemi me popullin e Izraelit dhe trupin diplomatik në këtë humbje të rëndë. Mendimet tona janë me familjet, miqtë dhe kolegët e viktimave në këtë kohë dhimbjeje të jashtëzakonshme.
Republika e Shqipërisë qëndron fort kundër urrejtjes, antisemitizmit dhe dhunës në të gjitha format e saj.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.