Kënaqësi të mirëprisja & diskutimi me Drejtorin e AmCham Albania Neritan Mullaj. Me këtë organizatë biznesi ndajmë interesa të përbashkëta, por më e rëndësishmja mbetet nxitja e investimeve amerikane dhe tregtisë bilaterale mes dy vendeve.
Mënyra se si mund të bashkojmë forcat për të realizuar këtë objektiv të përbashkët, ishte dhe qendra e diskutimit tonë mjaft interesant. Folëm për zhvillimet e fundit në politikat tregtare dhe mënyrën se si Shqipëria mund të përfitojë prej tyre. Ishim dakort se pjesa më e mirë që lidh dy vendet, mbetet diaspora me potencialin e saj. Kjo urë ndërlidhëse mund të promovojë shumë iniciativa biznesi e investimesh dhe të forcojë miqësinë shqiptaro – amerikane.
Diskutimi i parë na ndihmoi të gjeneronim shumë ide premtuese dhe pres me padurim të vazhdoj këtë bashkëpunim.