Gjatë një vizite në shtetin e Indianës, Ambasadorja Faber zhvilloi mjë takim me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Indianapolis dhe Bloomington. Gjatë takimit, Ambasadorja prezantoi punën e Ambasadës Shqiptare në zhvillimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Ajo theksoi se ky bashkëpunim në të gjithë Shtetet e Bashkuara është zhvilluar kryesisht në tre drejtime:
Në rritjen e bashkëpunimit me politikbërësit amerikanë në Uashington dhe nxitjen apo mbështetjen e lidhjeve të kongresmenevë dhe senatorëve me komunitetin shqiptar nga disktrikti që ata përfaqësojnë.
Në mbështetjen dhe bashkëpunimin për nxitjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare; si dhe,
Ne ofrimin e shërbimeve konsullore sa më të shpejta dhe të sakta për qytetarët shqiptarë.
Ambasadorja Faber falenderoi komunitetin për punën që bën këtu në SHBA dhe u shpreh krenare mbi vlerësimet shumë pozitive që merr kudo për punën e tyre. Komuniteti shqiptaro-amerikan jep një kontributin të ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë amerikane. Ambasadorja theksoi se në çdo vizitë të sajën jashtë Uashington DC, ajo ka nxitur individët qe janë pjesë e marrjes së vendimeve brenda kompanive apo institucioneve që kanë projekte ndërkombëtare, të mund ti nxisin këto projekte edhe drejt Shqipërisë. Ajo falenderoi komunitetin atje që pikërisht me këtë frymë mundi të krijonte lidhjet e duhura mes Ambasadës dhe Universitetit të Indianës, që potencialisht mund të kthehen në një bashkëpunim mjaft të frytshëm në shërbim të vendit tonë.
Newsroom
Takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në shtetin e Indianës