Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në Ambasadë një grup gazetarësh të mirënjohur shqiptar, zëra të rëndësishëm të medias vizive dhe të shkruar.
Ata ndodhen në Amerikë në kuadër të Programit të ofruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit “Zbatimi i ligjit dhe media në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, një eksperiencë që pritet të luaj një rol pozitiv dhe të përcjellë menyra të reja edhe në funksionimin e medias në Shqipëri.
Ambasadorja Floreta Faber i njohu gazetarët me veprimtarinë e Ambasadës në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve me SHBA në aspektin politik dhe diplomatik, aktivitetet e organizuara për promovimin ekonomik dhe turizmit në Shqipëri, zhvillimin e marrëdhënieve me diasporën si dhe hapjen e dyerve të ambasadës për ta dhe publikun amerikan.
Takimi vijoi me një bashkëbisedim interesant ndërmjet diplomatëve dhe gazetarëve ku u shkëmbyen ide mbi mundësitë e bashkëpunimit për promovimin sa më të mirë të shembujve pozitivë të diasporës shqiptare në SHBA.
Newsroom
Takim me një grup gazetarësh të mirënjohur shqiptar