Shqipëria në Sesionin e 46-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut

Këshilli i të Drejtave të Njeriut mblidhet të hënën, 22 shkurt 2021, në Sesionin e tij të 46-të të rregullt. Punimet e KDNJ46 (22 shkurt – 23 mars) do të zhvillohen në format virtual për shkak të pandemisë COVID-19.
 
Shqipëria merr pjesë aktivisht në punimet e Këshillit si shtet vëzhgues.
 
Në Segmentin e Nivelit të Lartë, në fillim të KDNj46, Shqipëria do të përfaqësohet nga z. Agron Tare, Zëvendës-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
 
Delegacioni shqiptar do të marrë pjesë dhe në aktivitetet e mëposhtme të Këshillit:
 

  • Dialog i zgjeruar ndërveprues mbi raportin e Komisioneres së Lartë mbi situatën e të drejtave të njeriut në Bjellorusi (25.2.2021)
  • Debat i Përgjithshëm me Komisioneren e Lartë për të Drejtat e Njeriut (25.2.2021)
  • Takim vjetor ditor i plotë për të drejtat e fëmijës (1.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për lirinë e fesë ose besimit (2.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për mbrojtësit e të drejtave të njeriut (3.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore gjatë luftës kundër terrorizmit (4.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për Iranin (9.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Sudanin e Jugut (10.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Misionin për Gjetjen e Fakteve në Venezuelë (10.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për Mianmarin (11.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Komisionin Hetimor për Sirinë (11.3.2021)
  • Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për çështjet e pakicave (15.3.2021)
  • Dialog ndërveprues mbi përditësimin gojor të Komisioneres së Lartë për Ukrainën (19.3.2021)

 
Shqipëria ka shërbyer si anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut gjatë viteve 2015-2017. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është një përparësi kombëtare dhe konsiderohet si kritike për arritjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Shqipëria kandidon për një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023.

Adresa

Misioni i Shqipërisë
Rue du Môle 32, 1201 Gjenevë

Tel / Fax

Tel: +4122 7311143
Fax; +4122 7388156
Nr. e emergjences: +41 79 151 85 04 / +4122 7311143

E-MAIL

mission.geneve@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00