Sesioni i 62-të i rregullt i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së po zhvillon punimet nga 15 qershori deri më 7 korrik 2026 në Pallatin e Kombeve në Gjenevë
Në këtë sesion, Këshilli do të shqyrtojë situatat e vendeve dhe çështjet kryesore tematike të të drejtave të njeriut përmes raporteve dhe përditësimeve nga Komisioneri i Lartë Volker Türk dhe Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, ekspertët e procedurave speciale dhe organet hetuese të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria do të jetë aktive në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.


