"499965" Familja Marubi, Pionierët e Fotografisë Shqiptare

"499 965" Familja Marubi: Pionierët e fotografisë shqiptare,Ambasada Shqiptare në Berlin, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim të ngushtë me fototekën Marubi mundësuan organizimin, nëBerlin, tëekspozitës "499 965" Familja Marubi, Pionierët e fotografisë shqiptare.Vizitorët e shumtëtëpranishën në hapjen e ekspozitës mbetën tëimpresionuar.  Fotot e ekpozuara paraqitën njëpërmbledhje interesante tëMarubit, arkivit fotografik mëtëvjetër e domethënës nëShqipëri. Ambasada shqiptare përzgjodhi fotografitë që tregojnë për një kohë dhe një vend ende shumë të panjohur, dhe për këtëarsye tëmbushur me imazhe mitike. Ndonjëherë, ky vend i vogël duket si njënjollëe bosh në hartën e Evropës. Ndërkohë, Shqipëria është shumë më afër se sa e mendojmë dhe tashmë një vend kandidat i Bashkimit Evropian. Koleksioni Marubi u themelua në shekullin e XVIII nga artisti italian dhe fotografi Pjetër Marubi. Ai u largua nga vendi i tij, Italia, i motivuar nga arsye politike dhe u vendos nëqytetin e Shkodrës, nëveri të Shqipërisë. Në vitin 1858 ai fotografoi luftëtarin e rezistencës shqiptare Hamza Kazazi. Kjo shënon pikënisjen më tëvjetër tëkoleksionit tëfotografive të tij, qësot përmban vlera tëpaçmuara kulturore. Në ato vite, Pjetër Marubi themeloi studion e parë fotografike në Shqipëri dhe siguroi vazhdimësinë e saj përmes nxënësve të talentuar Kel dhe Gegë Marubi.Deri në mbylljen e arkivit më1944 studio shënoi rreth gjysmë milioni regjistrime fotografike. Pa këtë koleksion do e kishim tëvështirëtënjihnim sot Shqipërinëe asaj kohe. Pjetër dhe Kel Marubi dokumentuan me detaje ngjarjet politike dhe personalitetet e asaj kohe, si për shembull trupat e lëvizjes kombëtare shqiptare Princin e shqiptarëve Wilhelm zu Wied. Po kështu, portretet pasqyrojnëjetën e borgjezisësëpasur. Tëtjera fotografi dëshmojnëmodën shqiptare të atyre viteve, kostumet tradicionale me ndikimet e tendencave të Evropës Perëndimore. Në të njëjtën kohë, dokumentohet edhe jeta e përditshme e popullsisë malore nërajonin e  Shkodrës. Të tjera foto pasqyrojnëkompozime surrealiste, duke dëshmuar kështu për eksplorimin artistik të fotografëve Marubi. Muzeu i ri i Marubit do te hapet se shpejti.  Vizitoni: www.marubi.gov.alMarubi virtual: © i mbrojtur 18 -25 prill 2016, ora 19:00, Galerie Irrgang, Friedrichstrasse 232, 10960 BerlinEkspozita është e hapur nga e hëna në të premte. Orari çdo ditë: 11:00-18:00 ; E shtunë nga ora 14:00-18:00

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 304-00
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 259304 00

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00