Gabriel: Gjermania mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE

Gjermania është një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin, me Ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, nga i cili mori vlerësimin për reformat integruese dhe garancinë për vazhdimin e mbështetjes së fortë për aspiratën e shqiptarëve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në rajon dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.
Kryeministri Rama dhe Ministri Gabriel u shprehën për mediat mbi takimin:
Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel: Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Plani qëndron tashmë në tavolinë. Unë dua t’ju falenderoj për reformat që tashmë jeni duke kryer dhe për angazhimin tuaj personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje. Në prag të proceseve zgjedhore e dimë që reformat nuk janë të thjeshta dhe ne në Gjermani, këtë e dimë mirë e megjithatë dimë që shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet Bashkimit Europian, por, nga ana tjetër, edhe Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe vendet fqinje të saj për paqen e stabilitetin dhe për këtë, ju jeni një garant. Ju falenderoj personalisht dhe ju uroj mirëseardhjen në Berlin.
Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit! Është jo vetëm kënaqësi, por edhe një nder i veçantë që të takohemi përsëri dhe një mundësi për të shprehur edhe një herë, mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Mirënjohje, posaçërisht edhe për reformën themelore në drejtësi, ku falë mbështetjes suaj dhe mbështetjes së partnerëve të tjerë, ne jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës, për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu sikundër kërkohet dhe mirëkuptohet në rekomandimin e Komisionit Europian, për të mundur pastaj që të çelim negociatat me BE-në. Edhe një herë, shumë faleminderit dhe kini besim se Shqipëria, shqiptarët janë një partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë që është marrëdhënia e Gjermanisë me Shqipërinë dhe rajonin.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 304-00
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 259304 00

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00