Reforma Konsullore: lehtësohen procedurat midis Gjermanisë dhe Shqipërisë

http://www.dw.com/sq/gjermani-shqip%C3%ABri-tani-mjafton-vet%C3%ABm-vula...
Pas Italisë dhe Belgjikës, që nga dita e sotme (12 dhjetor 2016), edhe Gjermania fillon zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve sipas Konventës së Hagës. Ky hap do t’i kursejë shtetasve tanë kohë dhe shpenzime.
 
Në vijim të një pune disavjecare të dy Ministrive të Punëve të Jashtme dhe duke marrë në konsideratë modernizimin dhe garancitë e rregullshmërisë së dokumenteve që lëshohen nga administrata shqiptare, Gjermania vendosi të pranojë zbatimin reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s.
 
Nëpërmjet këtij vendimi përmirësohen ndjeshëm shërbimet ndaj qytetarëve që duhet të paraqesin dokumente në Gjermani ose anasjelltas. Tanimë, të gjithë dokumentet zyrtarë të prodhuar nga autoritetet e të dyja vendeve do të apostilohen pa pasur nevojë të legalizohen nga përfaqësitë respektive diplomatike. 
 
Për çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe që do të paraqitet në Gjermani nëpërmjet këtij vendimi do të kursehet tarifa e legalizimit nga autoritetet gjermane, me vlerë 20 euro/dokument, si dhe koha e pritjes do të përgjysmohet. 
 
Gjithashtu, dokumentet e prodhuara nga autoritetet gjermane, për të qenë të vlefshme në Shqipëri, duhet të legalizohen me vulën Apostille të lëshuar nga institucionet gjermane, pa pasur nevojë të legalizohen pas kësaj në Ambasadën e RSH-së në Berlin. Edhe në këtë rast, kursehen 20 euro/dokument dhe ulet ndjeshëm koha e pritjes. 
 
Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të reformës së shërbimeve konsullore dhe përmirësimit dhe përshpejtimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, po vijon përpjekjet e saj për heqjen e legalizimit të dokumenteve edhe me vende të tjera të BE-së ku jetojnë shtetasit shqiptarë.
 
 
#ReformaKonsullore: Heqja e legalizimit të dokumenteve me #Gjermaninë. Çfarë përfitojnë qytetarët tanë https://goo.gl/jfc4FV 

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 304-00
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 259304 00

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00