Zyra Franko – Gjermane për Rininë nis programet trepalëshe të bashkëpunimit me Shqipërinë

 Ministria e Punëve të Jashtme ka kënaqësinë të informojë se Zyra Franko-Gjermane për Rininë (FGYO) do të nisë programet trepalëshe të bashkëpunimit me Shqipërinë. Për herë të parë, që prej themelimit të saj në vitet 1960, dhe në vijim të një tradite të konsoliduar bashkëpunimi me vendet e anëtarësuara rishtazi në Bashkimin Europian, kjo zyrë do të përfshijë në programet e saj edhe Shqipërinë. Ky vendim i rëndësishëm vjen si rezultat i suksesit të arritur gjatë Konferencës së Vjenës, ku kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan Deklaratën për ngritjen e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (Regional Youth Cooperation Office) në 27 gusht 2015. Në vijim të këtij akti, FGYO ka intensifikuar konsultat me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si dhe përfaqësuesit e ministrive që trajtojnë çështjet e rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, në koordinim me Ministritë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës, FGYO ka vendosur të zhvillojë programe tripalëshe të shkëmbimit me të rinjtë në Republikën e Shqipërisë. Pjesë mjaft e rëndësishme e këtyre programeve do të jenë çështjet që lidhen me arsimin profesional dhe punësimin e të rinjve, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe pajtimin në Evropën Juglindore. Gjithashtu, në bashkëpunim me organizatat partnere dhe rrjetet rajonale do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të mbështetur dhe forcuar strukturat e shoqërisë civile që synojnë tërheqjen e të rinjve të rajonit në drejtim të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 304-00
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 259304 00

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00