Shërbime të Ambasadës

SHËRBIMI KONSULLOR ONLINE

Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore TË NDERUAR QYTETARË, duke klikuar mbi secilin nga shërbimet konsullore të listuara më poshtë, Ju keni mundësi të informoheni mbi procedurat e çdo shërbimi konsullor, dokumentet e nevojshme, si dhe përcaktimin e afateve kohore dhe kostot përkatëse. Gjithashtu, në fund të çdo përshkrimi të shërbimeve konsullore më poshtë do të gjeni butonin “KLIKO KËTU”, e cila Ju mundëson aplikimin direkt online për shërbimin e kërkuar.

Numri i telefonit +7 929 968 05 38 është i përcaktuar vetëm për shtetasit shqiptarë, të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar).

Për të kontaktuar me Ambasadën mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscow@mfa.gov.al

Gjithashtu mund të na telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

PAJISJA ME LEJE KALIMI

Me Leje Kalimi pajisen shtetasit shqiptarë të rritur dhe fëmijë, që nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri.

Pas pajisjes me Leje Kalimi shtetasi shqiptar duhet t’i drejtohet Departamentit të Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse aty ku banon (është i regjistruar), për t’u pajisur me vizë për largimin nga territori i Federatës Ruse.

Shtetasit shqiptarë që kanë njëkohësisht edhe nënshtetësi ruse.

Ligji Federal Nr. 62-FZ, datë 31.05.2002 “Për nënshtetësinë e Federatës Ruse”,

Neni 6. Shtetësia e dyfishtë

1. Shtetasi i Federatës Ruse, i cili gjithashtu ka një shtetësi tjetër, konsiderohet nga Federata Ruse vetëm si shtetas i Federatës Ruse, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga një marrëveshje ndërkombëtare të Federatës Ruse ose nga Ligji Federal.

Republika e Shqipërisë dhe Federata Ruse nuk kanë marrëveshje për njohjen e dyshtetësisë.

Në këtë rast Departamenti i Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse shtetasit shqiptarë që kanë edhe nënshtetësi ruse i konsideron vetëm si shtetas rusë dhe nuk i pajis me vizë për daljen nga Rusia.

Sugjerohet që të aplikohet për vizë shqiptare duke përdorur pashaportën ruse ose të bëhet kthimi në Shqipëri gjatë periudhës të regjimit pa viza për shtetasit rusë.

Për kthimin në Shqipëri

Për kthimin në Shqipëri këshillohet që të zgjidhni një itenerar i cili nuk ka nevojë për pajisjen me viza të tjera tranziti ose qëndrimi.   

Aplikim për Leje Kalimi

 

Asistencë e Përgjithshme

Prokurë e Posaçme

 

VIZAT

Për shkak të mungesës së personelit diplomatik, pranimi i dokumenteve dhe dhënia e vizave nga Sektori Konsullor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse është pezulluar.

Kërkesat për vizë shqyrtohen nga Drejtoria e Çështjeve Konsullore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Aplikimi për vizë elektronike bëhet vetëm nëpërmjet sajtit:

https://e-visa.al/

Duhet të zgjidhni variantin “VIZË ELEKTRONIKE”

MANUALI PËR PLOTËSIMIN E KËRKESËS PËR VIZË

FTESA

Ftesa nga subjekti pritës, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identifikimit nevojiten në të gjitha rastet, me përjashtim të rastit kur i huaji aplikon për vizë të tipit “C” - turizëm, si dhe kur i huaji investitor/i punësuar/i vetëpunësuar/ punonjës lëvizës digjital në Republikën e Shqipërisë, pensionistë dhe përdorues të pasurisë së paluajtshme në Shqipëri që aplikon për vizë “D”.

Model ftese

Informacion i rëndësishëm, lutemi ta lexoni me kujdes!

Të gjithë aplikantët që kanë aplikuar për vize, e kanë rreptësisht të ndaluar komunikimin me Ambasadën ose Konsullatën përkatëse, përveç rasteve kur kontaktoheni prej tyre.  

PËR APELIMIN e refuzimit të vizës, aplikanti ose personi i autorizuar me prokurë të posaçme të noterizuar, duhet të na kontaktojë përmes emailit brenda 5 ditësh pune nga data e refuzimit, me argumentet e nevojshme, në zbatim të Ligjit për të “Huajt” 79/2021, Neni 28

Ankimimet bëhen vetëm nëpërmjet e-mail-it: visa@mfa.gov.al

 

PYETJE-PËRGJIGJE

 

1 - MBI PAJISJEN/RIPAJISJEN ME PASAPORTË DHE/OSE KARTË IDENTITETI

Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse nuk kryhen aplikime për pajisjen/ripajisjen me pasaportë dhe/ose kartë identiteti. Për të aplikuar për pasaportë biometrike shtetasit shqiptarë duhet të paraqiten personalisht pranë Zyrave të Gjendjes Civile ku janë të regjistruar.

Për më tepër informacion: Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë

 

2 - MBI PAJISJEN ME ÇERTIFIKATË TË GJENDJES GJYQËSORE (DËSHMI PENALITETI)

Shqipëri

Çertifikata e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia e Penalitetit) lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Aplikimi për të marrë dokumentin fizik me vulë të njomë, mund të kryhet pranë sporteleve të Postës Shqiptare. 

Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me çertifikatë të gjendjes gjyqësore janë:

Çertifikatë personale ose letërnjoftim. 

Autoritetet e Federatës Ruse nuk pranojnë dokumenta pa firmë dhe vulë të njomë nga autoriteti lëshues i dokumentit.

 

Rusi

Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme të Federatës Ruse

 

3 - MBI REGJIMIN/KRITERET DHE MUNDËSITË E LËVIZJES PËR SHTETASIT SHQIPTARË DREJT FEDERATËS RUSE, REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË DHE REPUBLIKËS SË UZBEKISTANIT

 

4 -  MBI APOSTILIN

Në përputhje me marrëveshjen dypalëshe për ndihmën juridike (neni 12), dokumentet e lëshuara nga njëra palë pranohen nga pala tjetër pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen. Dokumentet duhet të përkthehen dhe noterizohen (rekomandohet që përkthimi të bëhet në vendin ku do të përdoren këto dokumente në mënyrë që të shmanget nevoja për të legalizuar firmën dhe vulën e një noteri të huaj).

Burimet zyrtare:

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E FEDERATËS RUSE

 

5 - MBI DOKUMENTAT E GJENDJES CIVILE, TË LËSHUARA NGA AUTORITETET SHTETËRORE TË FEDERATËS RUSE (ÇERTIFIKATA E LINDJES, ÇERTIFIKATA E MARTESËS DHE ÇERTIFIKATA E VDEKJES)

Çertifikata e lindjes, çertifikata e martesës dhe çertifikata e vdekjes janë dokumente që lëshohen vetëm me një ekzemplar. Rilëshimi i tyre kryhet vetëm në rastet e humbjes ose dëmtimit, kur teksti dhe (ose) vula e autoritetit shtetëror të regjistrimit civil janë të paqarta (Ligji Federal nr. 143-FZ, datë 15.11.1997 “Për aktet e statusit civil”, i ndryshuar më 27.12.2018, neni 9).

Çertifikata e Lindjes është dokumenti i vetëm i identifikimit të shtetasit të Federatës Ruse brenda territorit të shtetit deri në momentin kur ai mbush moshën 14 vjeç (Dekreti i Presidentit të Federatës Ruse nr. 232, datë 13.03.1997; Vendim i Qeverisë së Federatës Ruse nr. 828, datë 08.07.1997). Ky dokument lëshohet vetëm një herë dhe rilëshohet vetëm në rastet e përmendura më lart.

 

6- LIDHJA E MARTESËS

Lidhja e martesës midis një shtetasi/je të Republikës së Shqipërisë dhe një shtetasi/je të Federatës Ruse, ose të një shteti tjetër,  mund të kryhet pranë Zyrave të Gjendjes Civile të shtetit ku janë të regjistruar ose banojnë bashkëshortët e ardhshëm.

Lidhja e martesës midis dy shtetasve të Republikës së Shqipërisë  në Federatën Ruse, gjithashtu mund të kryhet pranë Zyrave të Gjendjes Civile në qytetin ku banojnë bashkëshortët e ardhshëm.

Për një informacion më të zgjeruar mbi dokumentacionin e nevojshëm dhe mbi procedurën, lutemi drejtohuni Zyrave të Gjendjes Civile, ku do të kryhet lidhja e martesës.

 

7 - PROCESI I KONTROLLIT TË KALIMIT TË KUFIRIT PËR SHTETASIT E HUAJ TË MITUR

Për shtetasit e huaj të mitur nga policia kufitare dhe migracionit kërkohet si më poshtë:

1. Në rast se i mituri i huaj shoqërohet nga njëri prej prindërve, ose kujdestari ligjor, ky i fundit i provuar me dokument zyrtar, pavaresisht mbiemrave të ndryshëm, nuk ka detyrim për të qënë i pajisur me autorizim.

2. Kur i mituri nuk mban të njëjtin mbiemër me prindin, kërkohet që prindi të paraqesë një dokument zyrtar që vërteton lidhjen familjare. Dokumenti duhet të jetë i përkthyer në gjuhën angleze dhe i noterizuar.

3. Në rast se i mituri udhëton i pa shoqëruar prej prindërve ose kujdestarit ligjor, është e nevojshme pajisja e tij me autorizim nga prindërit për të kaluar kufirin. Autorizimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhen angleze dhe i noterizuar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
119049, Ulica Mytnaja, dom 3,
kvartira 8 Moskva, Russia

Tel / Fax

Tel.: +7 495 982 38 52 (3)
Fax.:+7 495 982 38 54
Numri i emergjencës +7 929 968 05 38 (Vetëm për shtetasit shqiptarë)

E-MAIL

embassy.moscow@mfa.gov.al

Orari i pritjes së sektorit konsullor

E hënë- E premte
11:00 - 14:00