Fatmir Velaj
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri
Profili Personal
Politikan. Menaxher i artit dhe kulturës. Piktor, fotograf, romancier dhe kurator ekspozitash.
I njohur ndërkombëtarisht si krijues i politikave kulturore.
Data e lindjes: 31/07/1963
Shtetësia: Shqiptare
Gjendja civile: I martuar (me dy fëmijë)
Eksperiencë pune
2017 – 2021 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë – Sekretar i Komisionit të Integrimit Evropian. – Anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme. – Anëtar i Komisionit për Politikat e Arsimit, Mediave, Rinisë, Sportit dhe Kulturës. – Anëtar i COSAC. – Kryetar i grupit parlamentar të miqësisë në parlamentin austriak – Anëtar i grupit të miqësisë me parlamentin e R.P. Kinës
2013 – 2017 Këshilltar Diplomatik dhe Kulturor i Kryeministrit Shqiptar (H.E. Z. Edi Rama)
2001 – 2014 CEO FORUM WELTOFFEN INTERNATIONAL Vjenë – Austri
2007 – CEO FORUMI I VLORËS PËR DIALOGUN NDËRKOMBËTAR Vlorë – Shqipëri Nderime dhe vlerësime
2019 – Presidenti i Austrisë, me rekomandim të akademisë diplomatike në Vjenë, i akordon titullin “Profesor”
2014 – Në Cleveland, USA, kryetari i bashkisë, i dorëzon “Rezolutën e mirënjohjes”
2013 – Presidenti i Austrisë i akordon medaljen e lartë “Kryq i artë i kalorësit të shkallës I”.
2011 – Presidenti i Parlamentit Europian i jep medaljen e lartë “Civi Europaeo Preamium” (Qytetar Europian).
2006 – Për merita të veçanta për republikën e Austrisë, i jepet e drejta e dy-nënshtetësisë.
2003 – Në Kryeministrinë e Austrisë, ministrja e punëve të jashtme i dorëzon medaljen “Bundesehrenzeichen” (Nderim i Republikës).
Platforma
Krijues dhe zhvillues i platformave të ndryshme politike që synojnë të përmirësojnë mirkuptimin midis Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së dhe më gjerë, si p.sh:
2022 „Qyteti im është shtëpia ime“
2019 „Egjipti – një faktor formësues për stabilitetin rajonal“ – Konferencë në Vlorë dhe Kairo.
2019 „Shqipëria – zgjimi i një vendi“ Ekspozita dhe forum dialogu në Parlamentin Evropian.
2017 „Nga Vlora në Vjenë e në Bukuresht“ – një udhëtim për të eksploruar të përbashkëtat e dy vendeve të BE-së. Simpozium në Qendrën Kombëtare të Kulturës, Bukuresht, Rumani
2016 „Qielli përmbi det“ – Symposium mbi turizmin 2016 „Një urë e ndërtuar me jpg“ – Dialog midis Vlorës dhe Barit, Itali
2016 Forumi Ekonomik Vlorë – Gjermania dhe Shqipëria. 2015 „BE – qëllimi është rruga“ – Konferencë ndërkombëtare në Vlorë.
2015 „XENOS – Të jetosh dhe të punosh në diversitet“ Konferencë ndërkombëtare në Vlorë.
2014 – 2015 „Dialogu mbi Evropën“ – 12 biseda për marrëdhëniet midis Shteteve Anëtare të BE-së dhe Shqipërisë.
2010 – 2014 „BE – mes meje dhe jush“ – 16 biseda në Universitetin e Vlorës, Bruksel, Athinë
2005 “Brenda blues së Jugut” simpozium ndërkombëtar arti.
2001 “Vlora, Vjena dhe Brukseli” Ekspozitë në Parlamentin Evropian, Bruksel.
2001 „Weltoffen“ në Parlamentin e Austrisë në Vjenë Mbi punën e Fate Velaj në Europë dhe për Europën, kanë shkruar si dhe kanë marrë pjesë e kanë folur në inaugurimet e projekteve: presidenta shtetesh, kryeministra e ministra, deputet e eurodeputet, mendimtarë e filozof, artistë e shkrimtarë me famë botërore.
Edukimi
Universiteti i Arteve të Aplikuara, Vjenë
2006 Diploma në Arts and Culture Management, MAS.
Gjuhë të huaja
Gjermanisht, Anglisht, Italisht.