Më 22 tetor 2024 Ambasadori Fate Velaj zhvilloi një vizitë pune në Salzburg dhe pati takime me Guvernatorin e Landit z. Wilfried Haslauer, Presidenten e Parlamentit të Land-it Salzburg, znj. Dr. Brigitta Pallauf, me Dr. Franz Schausberger, President i “Institutit të Rajoneve të Evropës-IRE” dhe komandantin e shkollës së zjarrfikësve të Salzburgut Günter Trinker.
Në takimet e zhvilluara u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me Landin dhe Parlamentin e Salzburgut duke u fokusuar në mundësitë e rritjes se shkëmbimeve midis dy vendeve në fushën e biznesit, kulturës e turizmit. Në takime u diskutua për mbështetjen e arsimit profesional në fushën e turizmit, arritjen e një marrëveshje për punëtoret sezonalë në fushën e turizmit, krijimin e partneritetit midis Landit te Salzburgut me qarkun e Vlorës.
Në takimin me komandantin e shkollës së zjarrfikësve u diskutua për mundësitë e partneritetit me institucionet shqiptare dhe mundësitë e ofrimit të kurseve të kualifikimit dhe shkollimit për zjarrfikësve tanë.