Presidenti i Republikës z. Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Austri më 25-26 mars 2025, gjatë së cilës u takua me Presidentin e Austrisë z.Aleksander Van der Bellen, me Kancelarin e Austritë Christian Stocker, me Guvernatorin e Austrisë së Sipërme Thomas Stelzer, Kryetarin e Bashkisë së Linzit Dietmar Prammer, si dhe dy takime me komunitetin shqiptar ne Vjene dhe ne Linz, Austrinë e Sipërme.
Presidenti Begaj u prit me nderime të larta nga Presidenti i Austrisë z.Aleksander Van der Bellen. Pas ceremonise se nderit të dy kryetaret e shteteve zhvilluan nje takim kokë më kokë dhe më pas u zhvillua takimi midis te dy delegacioneve, si dhe dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryetarët e të dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Presidenti Begaj i shprehu homologut të tij mirënjohjen ndaj Austrisë për mbështetjen e hershme, të vazhdueshme e të përkushtuar në shumë fusha, si: në ekonomi, arsim, turizëm, në reformën në drejtësi dhe në veçanti në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
Presidenti Alexander Van der Bellen vlerësoi “transformimin mbresëlënës” të Shqipërisë gjatë dhjetë viteve të fundit, e cila është shnderruar në një “prirëse mes vendeve kandidate për në BE”. Presidenti Van der Bellen rikonfirmoi mbështetjen e Austrisë për integrimin në BE të Shqipërisë dhe pesë shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor: Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës.
Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj u prit me nderime te vecanta nga Kancelari austriak Christian Stocker. Presidenti Begaj i përcolli Kancelarit Stocker mirënjohje për mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë, duke theksuar rolin thelbësor dhe mbështetjen e palëkundur politike në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin evropian. Në takim u vlerësua forcimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe i investimeve dhe lidhjeve tregtare midis Austrisë dhe Shqipërisë.
Presidenti zhvilloi dhe një vizitë në Linz ku u prit me ceremoni zyrtare nga Guvernatori i Austrisë së Sipërme (AS) Thomas Stelzer, si dhe zhvilloi njö takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Linzit Dietmar Prammer.
Presidenti Begaj zhvilloi dhe dy takime me përfaqessues të komunitetin shqiptar në Vjenë (në mjediset e ambasades) dhe një në sallën e muzeut “Lentos” në Linz, ku morën pjesë mbi 100 të ftuar. Në të dy takimet Presidenti vlerësoi arritjet e komunitetit shqiptar ne integrimin e tij në jetën ekonomike, sociale e kulturore dhe iu kërkoi që të ruajnë edhe me tej traditat, gjuhën dhe kulturën, si dhe i ftoi që këtë përvojë ta ofrojnë edhe për Shqipërinë, ku janë të mirepritur të investojnë dhe punojnë.







