Më 19 nentor 2025 ambasadori Fate Velaj zhvilloi nje vizitë pune në Salzburg dhe pati takime me Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Salzburgut Bernhard Auigner dhe me Dr. Franz Schausberger ,President i “Institutit të Rajoneve të Europës-IRE” (ish-Gouvernator i Landit Salzburg).
Në takimin me Kryetarin e Bashkisë Auigner u diskutua për thellimin e bashkepunimit me qytetin e Salzburgut me fokus te mundesitë e rritjes se shkëmbimeve midis dy vendeve në fushën e biznesit, arsimit te larte, kulturës e turizmit. Ambasadori informoi mbi hapjen e te gjithe grupkapitujve dhe negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe rolin e Austrise ne kete proces. Ne takim u kërkua mbeshtetje për arsimin profesional në fushën e turizmit, arritjen e nje marreveshje per punetoret sezonale ne fushen e turizmit dhe krijimin e partneritetit me bashkinë e Vlorës. Ambasadori kerkoi ndihmen e qytetit te Salzburgut per te siguruar nje zjarrefikse, kerkese qe u mbajt shenim.
Kryetari i Bashkisë informoi se Salzburgu ka rreth 40 partneritetet me qytete te ndryshme ne bote dhe do ta mirepriste një parteritet me Vlorën. Ambasadori Velaj e ftoi Kryetarin Auigner për të zhvilluar një vizitë në Shqiperi dhe Vlorë në krye të nje delegacioni ekonomik, ftesë që u mireprit prej tij.
Në takimin me Dr. Franz Schausberger, President i “Institutit të Rajoneve të Europës” u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit me këtë institut të rëndësishëm evropian si dhe mbi samitin e ardhshëm që do të mbahet më 28-29 shtator 2026 dhe pjesemarrjen e institucioneve shqiptare dhe në fokus do të jetë fuqizimi e rolit të grave në vendimarrjet e rëndësishme politike.


