Më 26 nëntor 2025 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë organizoi në bashkëpunim me ambasadën e Italisë takimin kulturor “Një urë e quajtur kulturë”, një nismë e ambasadorit Velaj që ka për qëllim krijimin e një atmosfere të re brenda trupit diplomatik në Vjenë, njohjen e vlerave më të mira kombëtare midis përfaqësive diplomatike dhe komuniteteve përkatëse dhe bërjen e Ambasadës së Shqipërisë një qendër të dialogut diplomatiko-kulturor në Vjenë.
Takimi u zhvillua në sallën kryesore festive të ambasadës italiane në praninë e ambasadorëve nga vende të ndryshme, funksionarëve të ministrisë së punëve të jashtme austriake, miqve nga arti e kultura vjeneze, qytetarëve italianë e shqiptare. Në këtë veprimtari merrnin pjesë edhe tri kryetarët e bashkive arbëreshe të San Demetrio Corones San Cosmo Albanese dhe Santa Sofia d‘ Epiro z.Ernesto Madeo, z.Damianno Baffa dhe z.Daniele Atanasio Sisca.
Takimi u hap nga ambasadorët e Italisë z.Gianni Puliese dhe i Shqiperisë z.Fate Velaj, si dhe u përshendet nga Presidenti i Komunave arbëreshe dhe kryetari i bashkisë së San Demetrio Corones z. Ernesto Madeo. Në takim u prezantua një video për komunat arbëreshe, Ambasadori Puliese lexoi pjesë nga romani “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë, ndërsa Ambasadori Velaj lexoi pjesë nga romani “Kodra e erës” (Der Hügel des Windes”) i shkrimarit arbëresh Carmine Abate, si dhe u interpretuan disa pjese muzikore shqiptare, italiane e arbëreshe nga pianistët shqiptarë Kosti Deti e Kristi Hifzi dhe sopranoja Gesu Zefi.
Mbremja e mbyll me një pritje koktej, të përgatitur nga të dy ambasadat.







