Kryetari i Kuvenditt ë Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Vjenë, i shoqëruar nga deputetët: z.Bledi Klosi, Znj.Bora Muzhaqi, Znj. Marjana Koçeku, Z.Vangjel Dule dhe z.Kliti Hoti.
Z.Peleshi u prit me ceremoni zyrtare më 25 nëntor 2025 nga Kryetari i Parlamentit austriak, Walter Rosenkranz, dhe nje grup deputetesh dhe zyrtaresh të lartë të parlamentit austriak. Fokusi i bisedimeve zyrtare ishte statusi aktual i procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe veçanërisht bashkëpunimi ndërparlamentar e bashkëpunimi në sektorin e arsimit. Në bisedimet e zhvilluara Kryetari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e përhershme e të gjatë të Austrisë dhe kjo vizitë riafirmon marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, angazhimin e vijueshëm të Austrisë për integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në kontinent. Presidenti Rosenkranz vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për pranim në BE, që janë në fazat përfundimtare duke theksuar se “Austria do të mbështesë maksimalisht integrimin e Shqipërisë në BE”.
Të dy palët vlerësuan nevojën për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar në nivele të ndryshme, nga drejtuesit e lartë, te komisionet, grupet e miqësisë dhe shërbimet parlamentare.
Pasdite u zhvillua takimi me komisionin e politikes se jashtme e integrimit,qe kryesohej nga kryetarja e Komisionit, deputetja Petra Bayr (SPÖ) dhe grupin parlamentar të miqësise, që kryesohej nga Michael Hammer (ÖVP), dhe në të merrnin pjesë anëtarë-deputetë, përfaqësues nga të gjitha forcat politike (ÖVP, SPÖ, FPÖ, Të Gjelberit dhe NEO-s).
Z.Peleshi mori pjesë edhe në ceremoninë e festimit të festës kombëtare në Akademinë Diplomatike të Vjenës dhe përshendeteti të ftuarit.
Më dt. 26 nëntor Kryetari i Kuvendit z.Peleshi dhe delegacioni që e shoqëron zhvilloi një takim në parlamentin e Vjenës ku u prit nga Presidenti i Parlamentit të Landit të Vjenës z. Christian Meidlinger dhe Presidenti i tretë z. Gerhard Schmid.
Në qëndër të bisedimeve ishte ecuria e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurimi i mbështetjes nga parlamentarët austriake e pranimit të Shqiperisë në BE. Z.Peleshi kërkoi nga z. Meidlinger mbështetjen e Landit të Vjenës në fushën e menaxhimit e turizmit, dhe veçanërisht në fushën e bashkëpunimit në sektorin e arsimit e kualifikimit profesional.
Kryetari Peleshi zhvilloi një vizitë edhe në muzeun e armëve, ku ndodhen perkrenarja dhe shpatat e Skënderbeut.









