Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit,Bashkia e Barit,Universiteti Aldo Moro dhe Konsullata e Përgjithshme në Bari organizuan një cikël aktivitetesh përkujtimore. Pas ceremonisë së vendosjes së buqetave në pllakën përkujtimore nga Kryebashkiaku i Barit Vito Leccese dhe Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali,u vijua me takimin në Sallën Konsiliare të Bashkisë së Barit. Kryetari i Bashkisë së Barit nënvizoi rëndësinë e Gurakuqit në historinë e Shqiperise por, edhe marrë
dhëniet vëllazërore mes dy popujve. Kryetarja e Kuvendit,znj. Spiropali evidentoi impaktin e jashtëzakonshëm të Gurakuqit në ngjarjet kryesore të historisë së shtetformimit të Shqipërisë por,edhe në rolin e tij në unifikimin e gjuhës sonë. Konsulli i Përgjithshëm, z.Vasjari,duke kujtuar që Gurakuqi ishte viktime e urrejtjes dhe hakmarrjes politike,e vuri theksin te nevoja për të adoptuar një kulturë të re e politikëbërje,në mënyrë që kundërshtari politik të mos perceptohet si një e keqe që duhet delegjitimuar dhe asgjësuar por,si një aktor normal brenda dialektikës demokratike..
Newsroom
100 Vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit.