Nga datat 22-25 maj u organizua n Bari eventi ndërkombëtar “Festa e popujve”. I konceptuar në përvjetorin e tij të 21 si një festival ndërkulturor, kishte si qëllim të promovonte takimin mes popujve dhe kulturave që përfaqësojnë. Në këtë atmosferë festive,nën kujdesin e posaçëm të shoqatës Aquile di Seta,mori pjesë me një stendë të sajën edhe Shoqata e motrave katolike,”Shtëpia Rozalba” me drejtuese motër Alma Zogu. Kjo shoqate e ideuar që prej 8 vjetësh si një shtëpi-familje ofron mbështetje,kryesisht,për fëmijët viktima të dhunës dhe braktisjes duke u siguruar atyre një mjedis familjar dhe kushtet pkr t’u bërë pjesë e shëndetshme e shoqërisë. Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari.
Newsroom
Festa e Popujve!