“Një afresk i fuqishëm mes dy epokave… një rrëfim që të mahnit, të magjeps dhe të prek…”, kështu do të shprehej Piera Charlemagne, për botimin në italisht nga shtëpia botuese Marlin, të romanit “Vallzimi i gurëve të bardhë” me autor shkrimtarin shqiptar Leonard Morava.
Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Bari, me rastin e këtij publikimi organizoi një aktivitet promovues në mjediset e saj. Konsulli i Përgjithshëm z. Arjan Vasjari, përshëndeti aktivitetin. Më pas, Ilirian Zhupa bëri një paraqitje të kësaj vepre për pjesëmarrësit. Aktiviteti vijoi me një dialog të gjallë e interesant të autorit me gazetaren e gazetës “La Republika”, znj. Gilda Cameron. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet shprehën përmes pyetjeve dhe ndërhyrjeve të tyre, një interesim dhe vlerësim të veçantë.
Eventi u mbyll me një koktejl për miqtë pjesëmarrës.



