Më 29 tetor 2025, në Tiranë u zhvilluan konsultimet diplomatike midis Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë për Punët e Jashtme, Çështjet Evropiane dhe Bashkëpunimin për Zhvillim të Mbretërisë së Belgjikës, në nivel Drejtori i Përgjithshëm.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehën angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.
Konsultimet u zhvilluan në frymën e miqësisë dhe partneritetit, duke riafirmuar vullnetin e përbashkët për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë


