Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje organizoi në datën 14 nëntor 2024 Festën Kombëtare të Pavarësisë, në kuadër të 80 vjetorit të Çlirimit, 116 vjetorit të Kongresit të Alfabetit dhe 111 vjetorit të vendosjes se marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Bullgari.
FALENDEROJME të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë , personalitetet e qeverisë bullgare si Zv/Ministrja e Jashtme e Bullgarisë zj.Elena Shekerletova dhe Zv/Ministrin e Mbrojtjes z.Radostin Iliev, Ambasadorë dhe pjesëtarë të trupit diplomatik, personalitete të fushës së artit/kulturës/biznesit nga Bullgaria, anëtarë aktivë nga komunitetit shqiptar që jeton në Bullgari si dhe Kantina FABA për verën e shkëlqyer! Ky aktivitet u zhvillua në vijim të tre aktiviteteve tona në kuadër të 80 vjetorit të Çlirimit të vendit, i cili përkon edhe me 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe shpalljen e vitit 2024 si Viti i Gjuhës Shqipe. Ambasadorja Inid Milo në fjalën e saj përshëndetëse tek Festa e Pavarësisë, theksoi rëndësinë e Ditës së Pavarësisë për popullin tonë, duke reflektuar kurajon, qëndresën dhe shpirtin e paepur të baballarëve të kombit tonë që hodhën themelet për Shqipërinë që njohim sot, një vend i karakterizuar nga trashëgimia e pasur kulturore, traditat e pasura dhe etja për përparim dhe zhvillim.