Marrëdhëniet Dypalëshe
Viti 2024 shënoi festimin e 111 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërise dhe Bullgarisë. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve karakterizohen nga një miqësi dhe afërsi e veçantë, e bërë edhe më solide nga marrëdhëniet historike kulturore dhe nga anëtarësimi i tyre i përbashkët në NATO. Lidhur me bashkëpunimin në fushën e integrimit. Sofia zyrtare ka deklaruar vazhdimisht se Bullgaria do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit, mbi bazën e meritave të secilit vend.
Objektivi i Përgjithshëm i punës së Ambasadës është Intensifikimi i marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë sidomos bashkëpunimin në fushat e infrastrukturës, energjisë, kulturës dhe integrimit europian.
Ndër aktivitetet më të rëndësishme të viteve 2023 – 2024 shënojmë:
Më 30 tetor 2023 në Akademinë bullgare të Shkencave u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunimin shkencor ndërmjet Akademisë bullgare të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kryetari i Akademisë bullgare të Shkencave, Akademiku Julian Revalski, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademiku Skënder Gjinushi, nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunimin shkencor mes dy akademive, e cila parashikon pjesëmarrjen e studiuesve në projekte dhe konferenca të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e shkencëtarëve. Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë zhvilloi një vizitë katërditore në Sofje. Programi i shkencëtarëve përfshinte një takim me kryeministrin akademik Nikolai Denkov.
Më 13-15 dhjetor 2023, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologut bullgar, Presidentit Rumen Radev. Në fokus të vizitës ishin: marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, situata e sigurisë në rajon dhe lufta në Ukrainë.
Zëvendësministrja znj Artemis Malo mori pjesë datë 8 Prill në edicionin e tretë të Konferencës “BE takohet me Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Forumi Liberal Evropian, Aleanca ALDE dhe Klubi i Atlantikut në Bullgari.
Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Besart Kadia, mori pjesë në edicionin e 2-të të Konferencës së Sigurisë së Detit të Zi të në kuadër të Platformës së Krimesë, datë 15 prill në Sofje, organizuar nga Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes e Bullgarisë dhe Ukrainës.
Kryetari i Bashkisë të Tiranës z. Erjon Veliaj së bashku me ekipin e tij, zhvilloi një vizitë datë 9-10 Maj në Sofje, qëllimi i së cilës lidhej me promovimin e aktiviteteve që do të zhvillohen në Tiranë, e cila kete vit mban Presidencën e Rrjetit B40, si dhe me forcimin e bashkëpunimit midis qyteteve anëtare të rrjetit. Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive të qyteteve bullgare si Belitsa, Burgas, Dimitrovgrad, Kardzhali, Karlovo, Karnobat, Plovdiv, Rakovski, Sliven, Sofia, Stara Zagora, Svilengrad, Troyan, Veliko Tarnovo etj, z. Veliaj u ndal tek rëndësia e bashkëpunimit dhe solidaritetit të pushtetit lokal në rajonin e Ballkanit, si dhe vlerësoi pjesëmarrjen dhe rolin e tyre aktiv, gjë që u evidentua edhe gjatë Samitit të Tiranës të B40, në janar 2024. në të cilin morën pjesë edhe shumë përfaqësues nga Bullgaria.
Më 14 nëntor 2024, Ambasada shqiptare në Sofje, organizoi Festën Kombëtare me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, që përkoi me 80 vjetorin e Clirimit dhe me 111-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërisë dhe Bullgarisë. Morën pjesë zyrtarëve të lartë të shtetit dhe qeverisë bullgare, ndër to e pranishme ishte dhe ZëvendësMinistrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Elena Shekerletova, ambassadorë dhe pjesëtar të trupit diplomatik në Bullgari, bashkëqytetarë nga komuniteti shqiptaro-bullgar dhe diaspora shqiptare si dhe të ftuar të tjerë të shquar, miq të Shqipërisë.
Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, Bullgaria përfaqëson një treg të rëndësishëm për Shqipërinë si në aspektin e daljes së investimeve.Viti 202 përkoi me 111-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe 31 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, ku u vu në fokus karakteri i marrëdhënieve tradicionalisht miqësore mes dy vendeve aleate dhe partnere të besueshme. Gjatë 2023, u synua promovimi i historikut të marrëdhenieve diplomatike bilaterale në planin historik dhe intensifikimin e tyre në planin rajonal e më gjerë. Më 16 maj 2023, në Tiranë u zhvilluan konsultimet diplomatike të cilat u shfrytëzuan si një mundësi shumë e mirë për të diskutuar bashkëpunimin dy dhe shumëpalësh, bashkëpunimin rajonal, si dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është konkretizuar me mbërritjen e kontingjentit të katërt të trupave shqiptare të Forcave të Armatosura, në Novo Selo. Kontigjenti i pestë i trupave të FARSH pritet të mbërrijë më dhjetor 2024. Pala bullgare ka vlerësuar vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në grupin e luftimit. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës Begaj më 13-15 dhjetor 2023, ku homologu bullgar, Presidenti Rumen Radev përshëndeti vendimin e Shqipërisë dhe pohoi se vendet tona nuk janë vetëm aleatë, por edhe miq tradicionalë, që bashkëpunojnë në fusha të ndryshme.