Me ftesë të Presidentit Rumen Radev dhe Mbretit Abdullah II të Jordanisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj ka marrë pjesë në “Procesin e Akaba-së Ballkan III”, për sigurinë në rajon, proçes i ndërtuar mbi vlerat e bashkëpunimit, respektit dhe vizionit strategjik.
Shqipëria, duke besuar në fuqinë e dialogut dhe bashkëpunimit, është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë afatgjatë.
Si një pjesëmarrëse aktive në Aleancën Globale dhe platformat kundër terrorizmit, Shqipëria është kthyer në një model të ekspertizës rajonale dhe një histori suksesi, me strategjinë e saj gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Procesi Akaba – Forumi III i Ballkanit pason takimet e mëparshme mbi temën e mbajtur nën këtë iniciativë- në Aqaba, Jordani në 2016 dhe në Tiranë, Shqipëri në 2018.
Udhëheqës nga Evropa Juglindore, së bashku me përfaqësues nga qeveritë, institucionet dhe partnerët e Procesit Akaba, analizuan këtë herë në Sofje, arkitekturën e sigurisë së Ballkanit, diskutuan mekanizmat rajonalë të shkëmbimit të informacionit dhe koordinuan përpjekjet për të luftuar migrimin e paligjshëm, terrorizmin, radikalizimin dhe ekstremizmin.