Ambasadorja Inid Milo pati rastin të mirëpresë në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Bullgari, znj. Susan Falatko, për një takim mirësjelljeje më 18 mars 2025. Temat e diskutimit përfshinin partneritetin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm dypalësh në rajon.
“Mirënjohëse për shkëmbimin e mendimeve dhe partneritetin e vazhdueshëm midis kombeve tona.”