Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Artemis Malo mori pjesë në Forumin e tretë: “BE-ja takohet me Ballkanin” të mbajtur në datën 9 prill 2024 në Sofia Tech Park, “John Atanasov”. Kjo platformë nxit dialogun dhe bashkëpunimin për zgjerimin e BE-së dhe stabilitetin në Ballkan.
Forumi Liberal Evropian, në bashkëpunim me Partinë ALDE dhe Klubin Atlantik të Bullgarisë, bashkëorganizuan këtë Forum vjetor.
Znj.Malo në ndërhyrjen e saj në panelin “Integrimi i përshpejtuar, është investim në Sigurinë Europiane”, theksoi:
Zgjerimi është një domosdoshmëri urgjente për Ballkanin Perëndimor si një investim në paqe, siguri dhe stabilitet.
Konflikti në Ukrainë ka ekspozuar dobësitë dhe brishtësinë e arkitekturës evropiane të sigurisë.
Roli i Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal përmes proceseve të ndryshme, si Procesi i Berlinit është mëse i njohur.
Newsroom
Vizita e Zëvendësministres se Punëve të Jashtme të Shqipërisë Artemis Malo në Forumin “BE-ja takohet me Ballkanin”