Zëvendësministri Besart Kadia në datën 15 prill 2024 mori pjesë në edicionin e 2-të të Konferencës së Sigurisë së Detit të Zi të Crimea Platform në Sofje bashkëorganizuar nga Bullgaria dhe Ukraina. Ndër temat e diskutuara veçojmë:
Zhvillimet më të fundit të sigurisë në rajonin e Detit të Zi;
Pasojat e agresionit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukraines dhe hapat e mëtejshëm për të forcuar sigurinë në rajon
Zbatimi i Formulës së Paqes të Ukrainës, ishte në krye të axhendës.
Zëvendësministri Kadia nënvizoi se Formula e Paqes e propozuar nga Ukraina është një bazë shumë e mirë mbi të cilën komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku. Përsëriti mbështetjen e Shqiperise dhee angazhimin e palëkundur ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Zëvendësministri kadia u takua në margjinat e konferencës me zv. MPJ ukrainas Mykola Tochytsky dhe Jan Marian zv. MPJ të Republikës Çeke
Z.Kadia zhvilloi bisedime dypalëshe edhe me përfaqësues të biznesit bullgar të interesuar për dinamizimin e lidhjeve ekonomike bullgaro-shqiptare.
Newsroom
Zëvendësministri Besart Kadia mori pjesë në edicionin e 2-të të Konferencës së Sigurisë së Detit të Zi në Sofje!