Ambasadorja Inid Milo i shprehu mirnjohjen e saj Ministrit të Turizmit të Bullgarisë H.E Eftim Miloshev për takimin shumë të frytshëm më 11 korrik në ambientet e Ministrisë së Turizmit të Bullgarisë.
U diskutua për qasjet se si të rritet numri i turistëve që vizitojnë të dy vendet, për të nxitur turizmin kulturor midis vendeve tona si dhe për të përfituar nga promovimi i produkteve të integruara rajonale.