Më 31 janar, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Inid Milo i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.
Pas ceremonisë, Ambasadorja Milo pati një takim kortezie me Presidentin Radev ku u diskutua për dinamikën e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe u theksuan marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve.
Biseda me Presidentin Radev u ndal në mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen, veçanërisht në fushën e transportit dhe ndërlidhjes rajonale. Presidenti bullgar shprehu edhe një herë mbështetjen e Bullgarisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.