Më 18 janar, Ambasadorja Inid Milo zhvilloi një takim kortezie me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Elena Shekerletova.
Gjatë takimit u konstatua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe brenda organizatave ndërkombëtare. U diskutuan mundësitë për intensifikimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike me fokus turizmin.