Vepra e piktores së re shqiptare Emi Behari, mori pjesë në ekspozitën ndërkombëtare “Drejtime 2” në galerinë “Misioni” pranë Institutit Shtetëror të Kulturës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Kjo ekspozitë është pjesë e serisë së ngjarjeve kulturore që shënojnë muajin e Frankofonisë, në të cilën nuk mund të mungonte edhe Ambasada Shqiptare në Sofje, në kuadër edhe të Javës shqiptare.
Ambasada jonë gjithashtu mori pjesë në hapjen e ekspozitës me 24 piktura të krijuara gjatë International Plain Air, e cila u zhvillua gjatë Festivalit Ndërkombëtar të 13-të “Soleil” në Sozopol, maj- qershor 2024, me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Greqia, Portugalia, Franca etj.
Aktivitetet më sipër theksojne rëndësinë që Ambasada e RSH në Sofje i dedikon diplomacisë kulturore dhe dialogut ndërkulturor.