Ambasadorja Milo zhvilloi një takim me znj. Polina Karastoyanova, Drejtore e Bordit Kombëtar të Turizmit të Bullgarisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos promovimit të Shqipërisë në fushën e turizmit, si një destinacion tërheqës gjithnjë në rritje.
Bullgaria dhe Shqipëria janë të interesuara të shtojnë numrin e turisteve që do të vizitojnë vendet tona këtë sezon dhe ky mesazh do te percillet edhe në konferencën e Turizmit qe do te organizohet në Tirane në kuadër të Presidencës shqiptare të CEI/ SEECP.
Inovacioni në promovimin e turizmit; edukimi në turizëm si pararendës për përmirësimin e shërbimeve turistike si dhe qasja ndaj turizmit alternativ përtej turizmit klasik det-alpe, ishin çështjet qe u diskutuan ndërmjet Ambasadores Milo dhe znj. Karastoyanova.