Çelet në Sofje Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri/Bulgarian Albanian Business Chamber- BABC!
Në datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri, iniciativë e përbashkët e Ambasadës së RSH Albanian Embassy in Sofia / Ambasada Shqiptare në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe z.Ervis Taluri. Të ftuar në inaugurimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgari-Shqipëri, ishin: Ambasadori i Kosovës z.Haxhi Bajraktari, Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut znj.Agnesa Rusi Popovski, E Ngarkuara me Punë e Malit të Zi znj.Vesna Radonjic si dhe diplomatë të tjerë nga trupi diplomatik në Sofje, biznesmenë të njohur shqiptarë dhe bullgarë, drejtues të Universitetit amerikan në Bullgari, drejtues të Ministrisë se Jashtëm të Bullgarisë, anëtarë të diasporës dhe komunitetit shqiptar në Bullgari, studentë shqiptarë, përfaqësues të medias etj.
Gjithashtu në këtë ceremoni na nderoi me prezencën e tij z.Tsvetan Simeneov, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Bullgari, Presidenti i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Bullgari, z.Vladimir Vladimirov, anëtar i Bordit drejtues të BABC, si dhe shumë personalitete dashamirëse të Shqipërisë.
Profesionistë nga fusha të ndryshme u bashkuan për të promovuar krijimin e Dhomës se Tregtisë Bullgari-Shqiperi, që do te drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv Z.Ervis Taluri dhe z. Ivan Anchev ndërkohë që Presidente e Bordit do te jete znj. Arjeta Puca, themeluese e Timak.
Ambasadorja Inid Milo në fjalën e saj përshëndetëse vleresoi bashkëpunimin me z. Ivan Anchev dhe z.Ervis Taluri për përkushtimin e tyre, si dhe theksoi se Dhoma e Tregtisë do të shërbejë si një urë që bashkon idetë, bizneset dhe sipërmarrjet duke i sjellë së bashku me qëllim implementimin e projekteve te përbashkëta ekonomike. Kjo Dhomë do të luajë një rol të rëndësishëm në fushën e investimeve si dhe mbështetjen e inovacionit në turizëm,energjinë e rinovueshme dhe tregti. Ngritja e Dhomës se Tregtisë do të intensifikojë bashkëpunimin brenda komunitetit shqiptar dhe bullgar të biznesit në një hapësirë unike që lidh edhe diasporën me rrënjët e saj.