Më 17 nëntor, Ambasada e Shqipërisë në Sofje organizoi një pritje zyrtare në Hyatt Regency Sofia për të kremtuar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera ishte ceremoniale dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona.
Të pranishëm:
Zëvendës Kryeministra bullgarë: Grozdan Karadzhov & Atanas Zafirov
Zëvendësministrja e Jashtme: Elena Shekerletova & Zëvendës Ministri i Ekonomisë Doncho Barbalov & Zëvendës ministrja e Turizmit Irena Georgieva.
Ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik
Deputetë dhe figura të njohura të politikës: Denitsa Sacheva, zv.kryetare e grupit parlamentar GERB-SDS & Yordanka Fandakova, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar.
Personalitete nga kultura, arsimi, sipërmarrja dhe media
Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bullgari & Shoqatës Mandritza
Ambasadorja Milo në fjalën përshëndetëse shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh. Ajo nënvizoi rritjen e kontakteve politike dhe vizitave të nivelit të lartë, si dhe prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë me fokus integrimin evropian, hapjen historike të të gjithë kapitujve negociues, mbështetjen për Ukrainën dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s 2027 në Tiranë.



